zoom

Lajme

“Imagjino një film p*rno të 3“- Rogerti dhe Miri komentojnë Selin, shpërthen rrjeti

“Imagjino një film p*rno të 3“- Rogerti dhe Miri komentojnë Selin, shpërthen rrjeti

Një bisedë mes banorëve të “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, pasi një video e shpërndarë gjerësisht është konsideruar e papërshtatshme nga publiku.

Në pamjet që qarkullojnë, shihen Rogerti dhe Miri duke biseduar teksa janë ulur për të ngrënë, ndërsa Selin kalon pranë tyre. Gjatë këtij momenti, Rogerti dëgjohet duke thënë: “Imagjino për shembull një film p…(ul zërin) të tre kështu personazhe.”

Miri i përgjigjet: “E ke të sigurt.” Më pas, Rogerti i drejtohet Selin: “Gati na ra ushqimi nga goja o Selin,” ndërsa Miri shton: “Mua më ra.”

Kur më tej kalon Mali përballë tyre, Rogerti thotë: “Ja dhe ky,” dhe Miri komenton: “Ky është ai që vjen nga mbrapa, që ha akullore.”

Edhe pse audioja nuk është plotësisht e qartë, konteksti i bisedës ka bërë që ajo të interpretohet nga ndjekësit si me përmbajtje të papërshtatshme për një format televiziv publik.

Pas publikimit të videos, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ku përdoruesit kanë kritikuar gjuhën dhe tonin e përdorur, duke e konsideruar tejkalim të kufijve të etikës dhe respektit.

Postime të lidhura