zoom

Lajme

Tension në BBVIP, Rogerti godet Gimbon gjatë debatit

Tension në BBVIP, Rogerti godet Gimbon gjatë debatit

Debatet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” duket se kanë kaluar kufijtë e zakonshëm këtë herë, pasi një përplasje mes dy banorëve ka degraduar në kontakt fizik, duke shkelur një nga rregullat kryesore të formatit.

Protagonistët e incidentit janë Rogerti dhe Gimbo. Mes tyre ka pasur një debat të fortë verbal, i cili është përshkallëzuar.

Sipas pamjeve që janë transmetuar dhe që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Gimbo i është afruar shumë pranë Rogertit gjatë debatit, duke i qëndruar përballë në distancë shumë të afërt.

Në kulmin e nervozizmit, Rogerti reagoi duke i goditur dorën Gimbos me forcë, një veprim që konsiderohet shkelje e rregullit të tolerancës zero ndaj dhunës fizike brenda shtëpisë.

Një situatë e ngjashme është regjistruar edhe më parë në këtë sezon, kur Marko goditi dorën e Shendritit gjatë një debati të ashpër. Në atë rast, “Vëllai i Madh” vendosi përjashtimin e menjëhershëm të Markos nga gara./ Zoom.al

Postime të lidhura