Aplikacion
Pas debatit të gjerë në rrjet lidhur me incidentin e ndodhur pas mesnate mes dy banorëve të Big Brother VIP Albania, ka ardhur një reagim nga familjarët e Brikenës përmes llogarisë së saj në Instagram.
Në deklaratën e publikuar në InstaStory, ata kanë mohuar çdo pretendim për dhunë apo sjellje të papërshtatshme nga ana e Mateos, duke theksuar se situata është keqinterpretuar dhe e nxitur nga presioni i kamerave dhe izolimi i gjatë brenda shtëpisë.
Sipas tyre, reagimi i Brikenës, e cila u tërhoq dhe u izolua në gjendje të rënduar emocionale, është një reagim i natyrshëm në një moment sikleti. Ata theksojnë se çdo vajzë mund të përjetojë ndjesi të tilla në situata të caktuara, por në kushte të monitorimit të vazhdueshëm, reagimet mund të jenë më të forta.
Familjarët nënvizojnë gjithashtu mungesën e eksperiencës së saj me ekspozimin publik, duke shtuar se izolimi dhe presioni psikologjik ndikojnë ndjeshëm në gjendjen emocionale të banorëve.
Në të njëjtën kohë, ata kanë mbrojtur edhe Mateon, duke i cilësuar komentet negative në rrjet si të padrejta dhe të nxituara, ndërsa e konsiderojnë situatën si një moment emocional mes dy të rinjve në një ambient jo të zakonshëm.

ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit