Aplikacion
Brikena dhe Mateo, të cilët nisën lidhjen e tyre brenda spektaklit Big Brother VIP Albania, po e vazhdojnë romancën edhe jashtë shtëpisë.
Dyshja kurorëzoi simbolikisht marrëdhënien gjatë qëndrimit në format, në një ceremoni dasme që u kthye në një nga momentet më të komentuara të sezonit. Por ndryshe nga sa ndodh shpesh me çiftet e reality show-ve, lidhja e tyre nuk ka mbetur vetëm pjesë e lojës.
Së fundmi, Mateo ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet duke i mbajtur dorën Brikenës. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje janë unazat që të dy vazhdojnë t’i mbajnë, të njëjtat që shkëmbyen gjatë ceremonisë në shtëpi. Ky detaj është parë nga ndjekësit si një sinjal i qartë se marrëdhënia e tyre vazhdon.

Edhe pse jetojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë, çifti duket se po e menaxhon mirë distancën, duke kaluar kohë së bashku dhe duke ruajtur kontaktet. Për publikun, Brikena dhe Mateo mbeten ndër çiftet më të komentuar të këtij edicioni, me një raport që po vijon përtej kamerave.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit