Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në zonën e Kaninës, në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një nga shoferët ka mbetur i bllokuar brenda mjetit të dëmtuar rëndë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Vlorës për ta nxjerrë të plagosurin nga automjeti.

Pas dhënies së ndihmës së parë, ai është transportuar drejt spitalit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e aksidentit ndodhen efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.
Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, ndërsa për disa minuta qarkullimi në zonë është vështirësuar.
