Aplikacion
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, në rrugën “Pelivan Leskaj”, ku një automjet dhe një motor janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e goditjes drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të shumta në trup dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ Zoom.al
Rekordet e Kupës së Botës, Messi dhe Mbappe “kërcënojnë” disa prej arritjeve historike

