zoom

Aktualitet

FOTOT/ Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, humb jetën një person, tre të tjerë plagosen

FOTOT/ Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, humb jetën një person, tre të tjerë plagosen

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri, në Delvinë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve, i cili pas përplasjes ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Ndërkohë, automjeti tjetër, tip Audi ka pësuar dëmtime të shumta.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një 20-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktimë është identifikuar si Orest Mahmutaj nga Lazarati, ndërsa të plagosurit kanë mbetur Shyqiri Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj nga Fieri, të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e personave nga mjetet dhe menaxhimin e situatës.

Grupi hetimor ka nisur veprimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.