Aplikacion
Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në fshatin Libonik, Maliq.
Sipas informacioneve paraprake, viktima jetonte prej rreth një muaji me vëllain e tij, i cili kishte ardhur nga jashtë vendit për të qëndruar për disa kohë. Ka qenë pikërisht vëllai ai që e ka konstatuar pa shenja jete në mëngjes dhe më pas i ka kërkuar një komshiu të njoftonte ambulancën dhe policinë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Policia ka nisur veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“The Odyssey” dominon kinematë globale, Christopher Nolan shënon rekord me 264 milionë dollarë
