zoom

Aktualitet

Moti për nesër, ja qytetet ku temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë

Moti për nesër, ja qytetet ku temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë orëve të paradites dhe mesditës, moti do të mbetet i kthjellët, ndërsa në orët e pasdites pritet kalimi i vranësirave të lehta deri mesatare, kryesisht në relievet malore të lindjes së vendit. Megjithatë, këto vranësira do të jenë kalimtare dhe nuk pritet të shoqërohen me reshje.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–veriperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon, kushtet parashikohen të jenë të qeta, me valëzim të forcës 1–2 ballë, duke e bërë detin të favorshëm për lundrim.

Gjatë ditës termometri do të regjistrojë deri në 36 gradë në Elbasan, Berat, Fier e Gjirokastër. Ndërsa gjatë natës, vlerat më të larta do të shënohen në Tiranë, Sarandë e Lezhë, deri në 22 gradë./ Zoom.al

Postime të lidhura