Aplikacion
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha pas mbledhjes së qeverisë se ende nuk ka një projekt për zhvillimin e zonës së Zvërnecit. Ibrahimaj u shpreh se qeveria shqiptare është ende në fazë studimi dhe projektimin dhe po punon me arkitektë të mjedisit dhe peizazhit.
Ajo theksoi se qëllimi i qeverisë është që ky projekt të realizohet pasi është fitimprurës dhe me impakt në turizëm.
“Nuk ka ende një projekt për zhvillimin e zonës së Zvërnecit. Po punojmë me arkitektë të mjedisit peizazhit, jemi ende në fazë studimi dhe projektimi. Qeveria shqiptare nuk e ka një projekt final që ta ndajë me publikun. Në momentin që do na vijë një propozim, duhet të plotësojë të gjitha kushtet mjedisore. Është në qëllimet tona që projekti të miratohet të vazhdojë brenda parametrave të BE dhe të bëhet transparencë për publikun. 4 mld ka qenë projekti i parë që është refuzuar nga qeveria shqiptare për probleme të ndikimit të mjedisit”, tha Ibrahimaj.
Ndërkohë, sot është dita 20 e protestës kombëtare kundër këtij projekti. Mijëra qytetarë kërkojnë anullimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.