zoom

Lajme

Për herë të parë, Rama komenton akuzat e Koçekut: Plotësisht të pavërteta

Për herë të parë, Rama komenton akuzat e Koçekut: Plotësisht të pavërteta

Gjatë një vizite në Theth, kryeministri Edi Rama iu përgjigj për herë të parë deputetes Marjana Koçeku, e cila gjatë një daljeje televizive deklaroi se prishja me tritol e ndërtimeve pa leje në Theth ishte një pabesi.

Rama tha se janë plotësisht të pavërteta pretendimet se ai u ka premtuar banorëve që ndërtimet pa leje do të legalizoheshin.

Teksa iu referua si “ajo zonja”, Rama tha se ka folur vetëm për legalizimin e ndërtimeve ekzistuese dhe më të vjetra

“Meqë është hera e parë që vij këtu pas tritolit që përmend ajo zonja. Është plotësisht e pavërtetë që unë kam ardhur këtu dhe kam thënë: Vazhdoni e ndërtoni, se ne do t’i legalizojmë. Kjo është e pavërtetë, sepse nëse do ta kisha thënë, do të isha në shkelje të ligjit.

Unë kam thënë këtu që do të legalizojmë ndërtimet ekzistuese dhe se do të fillojmë nga ato më të vjetrat. Edhe ata që kanë ndërtuar kulla në një zonë si kjo, që është park natyror i mbrojtur, nuk kishin dokumente. Askush nuk mund t’ua regjistronte kullën në Hipotekë, sepse ndodhet në një zonë të mbrojtur dhe nuk mund të bëhej pronë e regjistruar.

Ata të parët që kanë investuar këtu, kanë qenë heronj. Ajo që unë kam thënë është që legalizojmë ndëritmet e vjetra. Ajo që ndodhi është që pas vizitës time, shpërtheu ndërtimtaria e paligjshme. U arrit që të gotitet zemra e Thethit.

Më herët, Marjana Koçeku ka shprehur pendesë që nuk ka reaguar lidhur me aksionin e qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Pasi njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS-së, Koçeku deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se ky aksion ishte një nga krisjet e saj me Partinë Socialiste. Ajo u kërkoi falje banorëve të Thethit, ndërsa u premtoi se tani e tutje do t’i përfaqësonte si duhet.

“I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme. Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet.  S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye”,- shkroi Koçeku./ Zoom.al