zoom

Aktualitet

Gara për Drejtorin e ri të Policisë pas shkarkimit të Ilir Prodës, nis faza e intervistimit! Emrat e 14 kandidatëve

Gara për Drejtorin e ri të Policisë pas shkarkimit të Ilir Prodës, nis faza e intervistimit! Emrat e 14 kandidatëve

Ka nisur këtë të martë procesi i intervistimit për 14 kandidatët që janë në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit nga detyra të Ilir Proda.

Intervistat po zhvillohen sipas rendit alfabetik të kandidatëve, ndërsa i pari që është paraqitur ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrësit.

Ky proces konsiderohet një nga fazat kyçe në përzgjedhjen e drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit, ndërkohë që në vijim pritet të intervistohen edhe kandidatët e tjerë pjesë e garës.

Lista e kandidatëve:

1-Afrim Tafa

2-Alfred Çepe

3-Arjanit Arapi

4-Elidon Çela

5-Gentian Berberi

6-Gentjan Shehaj

7-Idajet Faskaj

8-Lorenc Panganika

9-Neritan Nallbati

10-Pëllumb Seferi

11-Rebani Jaupi

12-Saimir Boshnjaku

13-Skënder Hita

14-Tonin Vocaj

Ish-kreu i Policisë Ilir Proda qëndroi në këtë detyrë 17 muaj. Ai u largua pas protestës së 28 shkurtit, për shkak se nuk arriti të garantonte rendin dhe sigurinë, pasi protestuesit e opozitës arritën të hyjnë në ‘zemrën’ e qytetit, në zonën e ish-Bllokut dhe goditën me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, brenda së cilës gjendeshin disa artistë të huaj.

Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga.

Postime të lidhura