Aplikacion
Skënder Hita është betuar si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke marrë zyrtarisht detyrën më të lartë në këtë institucion.
Në fjalën e tij, ai e cilësoi këtë moment si një ndër më të rëndësishmit në karrierën e tij, duke theksuar se përgjegjësia që merr përsipër është e madhe ndaj qytetarëve dhe vetë Policisë së Shtetit.
Hita u shpreh se ky emërim vjen pas një rrugëtimi 25-vjeçar në radhët e uniformave blu, me synimin për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve. Ai falënderoi për besimin e dhënë, si dhe shprehu mirënjohje për efektivët e policisë dhe respekt për veteranët, të cilët i cilësoi si burim frymëzimi.
Drejtori i ri theksoi se një ndër sfidat kryesore mbetet thellimi i rezultateve të arritura deri më tani, si dhe përmirësimi i mëtejshëm i imazhit të Policisë së Shtetit.
“Sot është ditë e rëndësishme e karrierës time, pas një rrugëtimi 25-vjeçar në uniformat blu, me dëshirë për t’u shërbyer qytetarëve e vendit, kam nderin të marr përgjegjësinë për këtë detyrë më të lartë. Këtë kurorëzim e shoh si përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe policisë së shtetit. Gjej rastin të shpreh mirënjohje për besimin e dhënë. I jam mirënjohës çdo efektivi të policisë. Nderim dhe respekt për veteranët që mbeten burim frymëzimi për ne. Mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të policisë,” u shpreh Hita.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari