zoom

Aktualitet

Sokol Bizhga i pezullon mikun Ilir Prodës

Sokol Bizhga i pezullon mikun Ilir Prodës

Pak ditë pas komandimit në krye të Policia e Shtetit, Sokol Bizhga ka ndërmarrë vendimin e parë në drejtimin e institucionit, duke pezulluar nga detyra Ulian Shpatarakun.

Shpataraku mbante funksionin e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit. Sipas raportimeve, masa ndaj tij është marrë për mosrespektim të hapur të dispozitave ligjore gjatë ushtrimit të detyrës.

Mësohet se ai është aktualisht duke ndjekur studimet e nivelit master në Akademinë e Sigurisë dhe, me arsyetimin e angazhimeve akademike, nuk paraqitej rregullisht në vendin e punës. Në këto kushte, drejtuesi i komanduar ka vendosur pezullimin e tij. Ulian Shpataraku njihet për marrëdhëniet e tij shoqërore me Ilir Prodën dhe kjo lëvizje e parë e Bizhgës vjen fill pas marrjes së detyrës, në vijim të shkarkimit të ish-drejtorit të përgjithshëm, Ilir Proda.

Bizhga mori drejtimin e institucionit në cilësinë e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, pas largimit të Prodës dhe në mungesë të drejtuesit tjetër të lartë, Elton Alushi, i cili gjithashtu u shkarkua./ Zoom.al

Postime të lidhura