zoom

Aktualitet

Largimi i Prodës/ Nesër firmos Rama. Si emërohet drejtori i ri?

Largimi i Prodës/ Nesër firmos Rama. Si emërohet drejtori i ri?

Pas largimit të Ilir Prodës nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme ka dërguar menjëherë dokumentacionin zyrtar në Këshillin e Ministrave, ku pritet që kryeministri ta firmosë vendimin nesër, duke e bërë atë efektiv, sipas Klan TV.

Me hyrjen në fuqi të vendimit, Ministria e Brendshme do të hapë procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të Policisë.

Ligji parashikon që kandidati duhet të ketë përvojë të gjatë në polici, integritet të lartë dhe të mos ketë masa disiplinore ose dënime penale. Kandidatët duhet të kenë të paktën 15 vjet përvojë në Policinë e Shtetit, nga të cilat 10 vite në pozita drejtuese, dhe të jenë me nënshtetësi shqiptare.

Drejtori i ri emërohet nga Këshilli i Ministrave dhe qëndron në detyrë për 5 vjet, me mundësinë e riemërimit për një mandat tjetër po aq të gjatë. Deri në përzgjedhjen e kreut të ri, detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm e ushtron zëvendësdrejtori Sokol Bizhga.

Largimi i Ilir Prodës vjen pas protestës së opozitës më 28 shkurt, gjatë së cilës protestuesit depërtuan në zonën e ish-Bllokut dhe hodhën molotovë në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, ku ndodheshin edhe disa artistë të huaj.

Postime të lidhura