Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër pas zhvillimeve të fundit në kupolën e Policisë së Shtetit, duke e lidhur largimin e Ilir Prodes me ngjarjet pranë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.
Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje politike në Policinë e Shtetit, duke thënë se Proda u largua sepse “nuk mbrojti vilën e diktatorit Enver Hoxha”.
Sipas tij, zëvendësimi i Prodës me Sokol Bizhgën nuk ka lidhje me performancën profesionale, por me qëndrimin e këtij të fundit ndaj opozitës.
“Hoqi Prodën se nuk mbrojti vilën e Enverit dhe vuri këtë tani kundër opozitës. Por ta dijë mirë se opozita e ka të dënuar atë,” deklaroi Berisha.
Berisha përdori tone shumë të ashpra ndaj Bizhgës, duke e akuzuar atë për tradhti ndaj kolegu të tij të ndjerë, Gjergj Mehmeti, në një masakrën e Qafë Gjashtës.
“Një armik i egër i ligjit, një tradhtar i kolegut të tij, që e dogjën të gjallë në makinë kriminelët Gjergj Mehmetin dhe ky ia mbathi. Dhe del e u thotë se kalova nëpër kodra e nëpër male si partizan ky gjoja. Ky është një tradhtar që e meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, ndaj bashkëluftëtarit të paktën 30 vite,” tha Berisha.
Më 4 mars të vitit 1997, ku persona të armatosur vranë dhe dogjën oficerin e policisë Gjergj Mehmeti, mbajtën peng dhe torturuan oficerin Eduard Aliaj dhe tentuan të vrisnin oficerët e policisë Sokol Bizhga e Myzafer Blushi.
LEXO EDHE:
Deklaratat e forta të kreut të opozitës pritet të rrisin tensionin politik, ndërkohë që ende nuk ka një reagim zyrtar nga Kryeministria apo Ministria e Brendshme lidhur me akuzat apo me motivet e shkarkimit të Ilir Prodës.
Çështja e emërimeve në strukturat e sigurisë dhe politizimi i Policisë së Shtetit mbetet një nga temat më të debatueshme në klimën aktuale politike. Për Ilir Prodën, Partia Demokratike ka hedhur vazhdimisht prova se ai është “ushtar i krimit”, i emëruar në detyrë me porosi dhe ndihmë të Ergys Agasit, Suel Çelës dhe grupit të Troplinëve në Durrës.
Proda nuk ka reaguar asnjëherë për akuzat, ndërsa burime të Zoom.al kanë konfirmuar vazhdimisht se ai ka qenë nën vëzhgim nga strukturat e tjera shtetërore për shkak të lidhjeve të dyshimta me grupet kriminale.
Të njëjtat burime thanë dje pas raportimit të lajmit për shkarkimin e Prodës nga Zoom.al se ai do të përballet shumë shpejt me drejtësinë.
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës