Aplikacion
Ka një lumë komentesh në një video të postuar nga Zoom.al në rrjetet sociale të tre agjentëve të policisë që përzihen nga protesta e Adriatik Lapajt (shih videon). Dhe shumica e tyre nuk janë për detyrën që kanë marrë përsipër për të fotografuar dhe identifikuar protestuesit, si policitë e Iranit, Kinës e Rusisë, por për luksin në të cilin jetojnë.
Tre agjentët civilë janë të veshur nga koka të këmbët me rroba firmato, atlete, xhupa e çanta me vlerë mijëra euro. Janë afro 10 mijë euro veshje në 3 individë, paga mujore e të cilëve nuk i kalon 700-800 euro.
Me të drejtë komentuesit pyesin se nga buron i gjithë ky luks? E shumë të tjerë përgjigjen thjeshtë: Janë të korruptuar. Se sa janë të korruptuar shefat e policisë dhe sa paguhen nga kriminelët, këtë e kemi parë nga përgjimet e SKY EÇ dhe hetimet e SPAK. Ata janë bërë njësh me krimin kundrejt përfitimeve marramendëse. Nuk po flasim këtu për efektivë të thjeshtë policie, por për drejtues.
Në Shqipëri, “vetting” thuhet shpesh. U bë vetting për gjyqtarët e prokurorët. U bë edhe për shefat e policisë, por procesi që krejtësisht i ndryshëm, pasi u bë nga SHKB, një strukturë që mbikqyr policinë, por që rrallë ka zbuluar policë të korruptuar apo të lidhur me krimin.
Por edhe pas vettingut, në terren qytetari sheh një kontrast që s’ka nevojë për shumë shpjegim. Shefat e policisë apo familjarët e tyre lëvizin me makina luksoze, jetojnë në shtëpi qindra mijëra euroshe, mbajnë veshje firmato, bëjnë udhëtime luksoze dhe jetë “VIP”, ndërkohë që paga zyrtare e një drejtuesi policie nuk justifikon dot as ritmin e shpenzimeve, as standardin e jetesës.
LEXO EDHE: https://zoom.al/tronditet-skema-e-call-center-ave-spak-godet-lidhjet-agasi-proda-ismaili/
Kjo është pikërisht pyetja që po bëjnë shqiptarët sot, se kur do të ketë vetting real për kupolën dhe zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit? Jo “vetting” me formularë nga ato të SHKB, por kontroll të thellë të pasurisë, integritetit dhe stilit të jetesës.
Zoom.al e ka ngritur prej kohësh problemin e vlerësimit formal, ku deklarimet mbi pasurinë dhe integritetin janë shndërruar në një ritual administrativ, ndërsa realiteti tregon një tjetër panoramë. Integriteti i policisë është i cënuar që në momentin kur ndaj kreut të saj, Ilir Proda, ka akuza nga më të rëndat, ku SPAK i ka sekuestruar telefonin, ku opozita e lidh me Ergys Agasin, Suel Çelën, klanin e Troplinëve dhe ai nuk ka reguar qoftë një herë të vetme për t’i përgënjeshtruar.
LEXO EDHE: https://zoom.al/kupola-e-policise-ne-rresht-ne-zyren-e-ergys-agasit/
Zoom.al ka ngritur pikëpyetje vazhdimisht për mënyrën e drejtimit, emërime të kontestuara dhe anashkalim të zinxhirit hierarkik në polici. Ajo që po ndodh aktualisht me zbatimet e vendimeve gjyqësore nga efektivë që kanë fituar proceset përballë vendimeve arbitrare të policisë së Ilir Prodës, është një tjetër skandal të cilin Zoom.al po e ndjek më vëmendje.
Të gjitha këto, emërimet e pamerituara, pasurimi i shpejtë i shefave, lidhjet e zyrtarëve të lartë me grupet e krimit të oganizuar, e kanë shndërruar organizatën e policisë në një institucion që ka humbur besimin e publikut. Shqiptarët e shohin se si shefat u përulen gjithë servilizëm “të fortëve” dhe bëjnë të fortin me qytetarët.
LEXO EDHE: https://zoom.al/banda-brenda-shtetit/
Sot, siç tregohet edhe nga komentet në videon e Zoom.al, publiku kërkon përgjigje konkrete se në ç’pasuri jetojnë shefat e policisë, a përputhet jetesa e tyre, apartamentet, makinat, pronat, investimet, me të ardhurat e deklaruara prej tyre, si i paguajnë udhëtimet luksoze, a auditim të stilit të jetesës si instrument standard në vende ku policia trajtohet si institucion i rendit, jo i privilegjit?
Në Shqipëri ekziston kuadri i deklarimit dhe kontrollit të pasurisë për zyrtarët (ILDKPKI), por problemi është kontrollireal, sidomos kur flitet për zinxhirin drejtues të policisë, që ka pushtet, informacion dhe akses nëpër institucione
Nëse sot një qytetar sheh shefa që jetojnë si “çunat e Londrës”, ndërsa vetë gjobitet për “rrip sigurimi” apo “parkim të gabuar”, atëherë rendi përmbyset. Atëherë policët e korruptuar jo vetëm shkelin ligjin, por pranojnë të zbatojën urdhëra të padrejtë e të sillën si bandë, siç ishte rasti i dhunës ndaj protestuesve të Adriatik Lapajt. /Zoom.al
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin