zoom

Aktualitet

Lëvizje të dyshimta në Polici/ Proda kërkon të vendosë drejtor të Tiranës, shokun e klasës

Lëvizje të dyshimta në Polici/ Proda kërkon të vendosë drejtor të Tiranës, shokun e klasës

Lëvizje të dyshimta janë vënë re në ditët e fundit në kupolën e Policisë së Shtetit. 

Sipas një paralajmërimi që deputeti demokrat Flamur Noka ka bërë, se Ergys Agasi, biznesmeni në kërkim, po përgatitet të emërojë drejtorin e ri të policisë në Tiranë, Loard Sallaku.

Sipas Nokës, Sallaku është njeri i afërt i Agasit dhe po e ndihmon atë të fshihet ndërsa është në kërkim me urdhër të SPAK.

Mirëpo, burime për Zoom.al bëjnë me dije se Sallaku është edhe shok klase me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. 

Lëvizja e fundit vjen pas një së zhvillimesh të tjera ku zyrtarë të lartë të uniformave blu përfliten si të përfshirë në ngjarje kriminale për llogari të bandave. 

Loard Sallaku ka mbajtur më herët detyrën si drejtor Policie në Kukës dhe shef i Komisariatot nr.2 në Tiranë. 

 Zoom.al/ 

Postime të lidhura