Aplikacion
Ish-deputeti Myslim Murrizi, gjatë një interviste televizive ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se biznesmeni Ergys Agasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e AKSHI-t, nuk është arratisur, siç raportohet në media.
Sipas Murrizit, Ergys Agasi ndodhet mes Tiranës dhe Durrësit.
“Opozita duhet të kërkojë dorëheqjen e Gys Agasit, se Rama ka rënë. Gysi duhet ta quajmë Kryeministër së është këtu vërdallë, le çfarë thonë ata që ka ikur. Është brenda territorit, këtu afër. Ndodhet mes Tiranës dhe Durrësit, se tashmë Tirana dhe Durrësi një qytet janë”, tha ai.
LEXO EDHE: https://zoom.al/rreziku-i-trefishte-i-ciftit-rama-gys-agasi/
Po ashtu, ai nuk ka lënë pa thumbuar as kryeministrin Edi Rama, teksa tha se është shërbëtor i biznesmenit Agasi.
“Pra duhet të kërkohet dorëheqja e Gysit, kryeministrit nën hijë. Rama është shërbëtor i tyre. E marrin në telefon, do bësh këtë dhe do bësh atë. Është zvogëluar si top futbolli. Ky pyësin më ata”, tha Murrizi në Report Tv.
LEXO EDHE: https://zoom.al/pse-heshtin-ambasadoret-per-kupolen-e-policise/
Deklaratat e Murrizit janë një akuzë e drejpërdrejtë edhe për policinë e shtetit. Kreu i saj, Ilir Proda është akuzuar edhe më parë nga opozita se mbron dhe ka shoqëruar me makina policie të shumëkërkuarin Suel Çela. Për Agasin, opozita thotë se është personi që e ka bërë të mundur emërimin e Ilir Prodës në krye të Policisë. Ndërsa ish -zv.kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi pak ditë më parë se kupola e policisë bashkëpunon me krimin e organizuar. /Zoom.al
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin