zoom

Lajme

Adriatik Lapaj i shtrirë në tokë/ Dhuna barbare e policisë së Ilir Prodës ndaj protestuesve para Kryeministrisë

Adriatik Lapaj i shtrirë në tokë/ Dhuna barbare e policisë së Ilir Prodës ndaj protestuesve para Kryeministrisë

Policia e Shtetit ka ndërhyrë dhunshëm në orët e vona të mbrëmjes së të dielës për të shpërndarë aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të cilët prej rreth një muaji zhvillojnë protestë të pandërprerë përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë ndërhyrjes barbare raportohet se është lënduar edhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar dëmtime në kokë, të shkaktuara nga një bombol gazi.

Pas incidentit, në vendngjarje është thirrur ambulanca dhe Lapaj është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Thirrni ambulancën, thirrni ambulancën!”- dëgjohet të thuhet në videon e mëposhtme.

https://www.instagram.com/reel/DTHvq38gq6y/?igsh=MTFjejR5MGIwaDFkdw==

Policët e Ilir Prodës, të akuzuar nga opozita si banditë të lidhur me Suel Çelën, Ergys Agasin dhe Troplinët, vazhdojnë të heqin karriget dhe batanijet nga trotuari përpara Kryeministrisë.

Dhuna e pashembullt përballë një proteste paqësore është skenë e cila ndodh në vende me regjime autokrate, kur regjimit i vjen fundi.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në Facebook.

Edi Rama të bëj përgjegjës ty!

Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur.

Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi.

I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve!”- shkruan Lapaj./ Zoom.al

Postime të lidhura