Aplikacion
Protesta e Partisë “Shqipëria Bëhet” u shoqërua me tensione dhe përplasje, ku kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka akuzuar persona civilë se po fotografojnë protestuesit me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Lapaj deklaroi se mes turmës ndodheshin “policë civilë të veshur me xhupa “Louis Vuitton” që i bëjnë foto qytetarëve që më pas ti arrestojnë” ndërsa duken dhe të tjerë, të veshur me marka mijëra euroshe.
“Ka civilë me xhup ‘Louis Vuitton'” që po u bëjnë foto qytetarëve për t’i arrestuar. Turp të keni, hajdutë,” u shpreh kreu i Shqipëria Bëhet.
Në pamjet filmike shihen tre agjentë civilë të policisë që përzihen nga turma dhe futen brenda kordonit të policisë. Ata mbajnë veshur rroba e çanta firmato, si atlete Hermes që kushtojnë mes 800 dhe 1000 euro, xhupa Moose Knuckles që kushtojnë rreth 1000 dhe 1200 euro apo çanta Prada me çmime mes 1000 dhe 1500 euro. /Zoom.al
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës