zoom

Lajme

Adriatik Lapaj proteston poshtë Kryeminitrisë, kërkon largimin e Ramës

Adriatik Lapaj proteston poshtë Kryeminitrisë, kërkon largimin e Ramës

“Shqipëria Bëhet” po mban protestën e katërt kombëtare këtë të shtunë poshtë Kryeministrisë, ku janë mbledhur dhjetëra qytetarë.

Adriatik Lapaj deklaroi se Edi Rama përfaqëson simbolin e korrupsionit në vend.

Lapaj akuzoi kryeministrin se, së bashku me Belinda Ballukun, po sfidon drejtësinë dhe institucionet ndërkombëtare, duke theksuar se qytetarët duhet të reagojnë ndaj këtyre sjelljeve.

“Dy ditë më parë ai ishte në Divjakë me Belinda Ballukun, duke treguar se nuk ka problem për vjedhjet dhe shkeljet, sepse i mban pranë. Kjo është sfidë ndaj drejtësisë dhe ndaj SHBA-së, të cilat kanë shpallur luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ata që na vjedhin po rreshtohen në një front; ne qytetarët po rreshtohemi përballë. Koha për të vepruar ka ardhur,” u shpreh Lapaj./ Zoom.al

Postime të lidhura