zoom

Aktualitet

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, qytetarët hedhin miell drejt godinës! Tensione me policinë

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, qytetarët hedhin miell drejt godinës! Tensione me policinë

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” përpara kryeministrisë. Protestuesit kanë hedhur disa qese me miell, duke simbolizuar drogën, për të cilën akuzojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Në një moment pati tensione edhe me policët, teksa protestuesit ndodheshin pranë gardhit të vendosur para godinës së Kryeministrisë.

“Edi Rama këtu na ke, këtu na ke!”, “Edi Rama drogaxhi”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ironizuese për kryeministrin Rama dhe zëvendësen e tij, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestin.

Postime të lidhura