Aplikacion
Deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për lidhje të drejtpërdrejtë të kupolës së policisë me krimin e organizuar, ishin tronditëse. Por në një vend ku thuajse ccdo qytetar e ka provuar në kurriz pushtetin e krimit dhe krimin në pushtet, ato kaluan pa bujë.
Akuzat flasin për një prej kapitujve më të errët të funskonimit të policisë së shtetit. Në ccdo vend normal do të kishin ndezur sirenat e alarmit.
LEXO: https://zoom.al/ahmetaj-kupola-e-policise-e-perfshire-ne-krimin-e-organizuar/
Por në “normalitetin” shqiptar, asgjë s’është më aq tragjike. Fatkeqësisht në këtë normalitet të tipit “e buono per l’Albania” kanë rënë edhe kancelaritë diplomatike perëndimore. Akuzat tronditëse do të duhet të kishin ndezur një reagim të menjëhershëm dhe të fortë ndërkombëtar. Por nuk ndodhi.
Është e vërtetë që Arben Ahmetaj është një ish -zyrtar që ka vetë probleme të rënda me drejtësinë. Ai është i arratisur. Por denoncimet e tij në 3 intervistat e mëparshme kanë rezultuar të sakta, aq sa SPAK ka arritur të zbulojë përmes tyre afera korruptive të përmasave të mëdha, si ai i AKSHI apo Tuneli i Llogarasë.
“Kupola e policisë është e përfshirë në krimin e organizuar”, tha ai në intervistën e fundit. Ai i lidhi drejtuesit aktualë të policisë së shtetit me aferën korruptive të AKSHI, pas së cilës qëndron Ergys Agasi. Opozita e ka lidhur emrin e Agasit ngushtësisht me emrin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Kreu i policisë, sipas burimeve të Zoom.al, është filmuar disa herë në zyrën e Ergys Agasit, në zonën e ish -bllokut. Pamjet filmike, thonë të njëjtat burime, i disponon SPAK.
LEXO EDHE: https://zoom.al/kupola-e-policise-ne-rresht-ne-zyren-e-ergys-agasit/
Sipas Ahmetajt, përfshirja e kupolës së policisë lidhet ngushtë me rrjedhjen masive të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Në atë kohë u fol se sistemi TIMS ishte vjedhur nga Iranianët. Por sipas Ahmetajt, ky ishte një proces të organizuar nga grupi i Agasit në bashkëpunim me kupolën e policisë.
“Të dhënat personale të shqiptarëve janë dorëzuar te krimi i organizuar,” theksoi ai.
Tani ccështja nuk ka të bëjë vetëm me të dhënat personale, por me sigurinë kombëtare, pasi të dhënat sensitive, kur bien në duar kriminale, shndërrohen në instrument shantazhi, kontrolli dhe ndikimi politik.
Ahmetaj ka qenë numri dy i qeverisë, me akses të drejtpërdrejtë në informacion dhe mekanizma shtetërorë. Kjo nuk i bën automatikisht të vërteta akuzat e tij, por i bën të pamundura për t’u injoruar.
Ato do të duhet të rrëzohen apo vërtetohën vetëm përmes hetimeve të besueshme. Dhe ambasadorët e huaj do të duhet t’i inkurajojnë me forcë këto hetime.
Presioni i tyre është i domosdoshëm veccnarisht në këto kohë kur Rama ka nisur një fushatë sulmi ndaj drejtësisë dhe nuk pranon të dorëzojë as zëvendësen e tij as drejtoreshën e AKSHI, që të dyja nën po nga SPAK. Ai po qëllon me gurë ccdo ditë nga zyra kryeministrore drejtësinë e re vetëm e vetëm se ajo po zbulon lidhjet e njerëzve të tij të afërt me krimin dhe korrupsionin.
Kancelaritë e huaja diplomatike heshtën edhe pak vite më parë, në 2016 -2n, kur nën qeverinë Rama, Shqipëria u kanabizua dhe droga shqiptare përmbyti vendet e tyre. Pasojat e narkonizimit të vendit vijojnë të shkaktojnë edhe sot probleme në politikë, ekonomi e shoqëri.
Përballë akzuave të reja të Ahmetajt, heshtja e ambasadorëve të huaj është edhe më problematike sesa mbyllja e syve përballë kanabizimit. Sepse, nëse nuk reagojnë edhe kur flitet për lidhje të krerëve të policisë me krimin e organizuar, diccka që nuk ndodh as në Meksikë, Ekuador e Kolumbi, atëherë do të duhet të heshtin për ccdo gjë tjetër që ndodh në Shqipëri. /Zoom.al
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin