zoom

Aktualitet

Kupola e Policisë, në rresht në zyrën e Ergys Agasit

Kupola e Policisë, në rresht në zyrën e Ergys Agasit

Rreshti është i gjatë i atyrë që kanë hyrë në zyrën e Ergys Agasit në zonën e ish -bllokut dhe një tjetër zyrë në një resort në periferi të Tiranës. Drejtues institucionesh, zyrtarë të lartë të administratë spublike, politikanë dhe drejtues të kupolës së policisë së shtetit.

Dosja e SPAK që zbardh mega-aferën e tenderave miliona eurosh në ASHKI dhe presionin, rrëmbimin dhe detyrimin e biznesmenit Gerond Meçe për t’u tërhequr nga tenderët e AKSHI dhe filmimet në pajisjet përgjuese të Ergys Agasit kanë nxjerrë në pah një element tronditës. Zyra e Ergys Agasit rezulton si pikë takimi e një bande mirëfilli kriminale, pjesë e të cilës janë edhe zyrtar të lartë dhe drejtues të policisë.

Në dokumente përmendet qartazi prania e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erjon Ismaili, por burime të besueshme thanë për Zoom.al se Ismaili nuk është zyrtari më i lartë i policisë së shtetit që ka shkelur në atë zyrë. Madje, sipas të njëjtave burime, një epror i tij i ka pasur shumë të shpeshta hyrje – daljet aty. 

LEXO EDHE: https://zoom.al/rri-larg-nga-akshi-11-faqet-ne-dosjen-e-spak-per-nendrejtorin-e-policise-se-tiranes-erion-ismaili/

Opozita ka akuzuar si lidhje direkte të Agasit drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Prodën. Dyshohet se Proda mund të ketë shkuar disa herë në zyrën e të shpallurit në kërkim dhe se të gjitha bisedat e tij janë të regjistruara dhe janë në duart e prokurorëve të SPAK. 

Prokuroria e Posaccme dhe BKH kryen disa kontrolle në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe sekuestruan telefonin Drejtoreshës së Krimit Kibernetik)në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana.

Takimet e drejtuesve të lartë të policisë, thonë burimet e Zoom.al, kanë ndodhur para dhe përpara dhe gjatë periudhës kur ndaj Gerond Meçes ushtrohej presion për t’u larguar nga tenderat e ASHKI dhe për të hequr dorë nga ankimimi i tyre. 

Deri më tani, në fashikujt e dosjes, që janë bërë publike nga mediat, nuk ka ndonjë paragraf ku të flitet për praninë e Ilir Prodës në zyrën e Agasit, por materialet filmike dhe roli i ccdo personi që shihet në zyrën e Ergys Agasit po analizohen në detaje nga prokurorët e SPAK. /Zoom.al

Postime të lidhura