Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar disa pamje filmike, të cilat, sipas tij, tregojnë se Ergys Agasi udhëtonte së bashku me kryeministrin Edi Rama.
Sipas Berishës, Agasi, që sipas ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj ishte koordinatori mes Ramës dhe grupeve kriminale, lëvizte së bashku me eskortën e kryeministrit.
Pamjet e publikuara nga Berisha tregojnë eskortën e kreut të qeverisë dhe një makinë private mes makinave shtetërore.
“Është eskorta e Edi Ramës, ku makina e dytë është makina zyrtare e kryeministrit dhe ndërkohë bashkë me të lëviz edhe Ergys Agasi me makinën e tij private. Agasi me makinën e tij private. Makina Range Rover, e 5 në radhë, ngjyrë vishnje, është makina e Ergys Agasit me targa GG 444 AA dhe makina tjetër pas tij e fundit në radhë është makina e rojeve personale të Ergys Agasit, po me targe GG 444 AA, e modelit Defender” – thuhet në postimin e Berishës, i cili i referohet denoncimit të një qytetari.
POSTIMI I PLOTË
Pengmarrësi dhe Inspektori i Përgjithshëm i narkoshtetit, Ergys Agasi, udhëtonte së bashku me Ramaduron.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon dhe foton e qytetarit dixhital.
Doktor, kjo video është bërë këtë vit në Tiranë. Është eskorta e Edi Ramës, ku makina e dytë është makina zyrtare e kryeministrit dhe ndërkohë bashkë me të lëviz edhe Ergys Agasi me makinën e tij private. Makina Range Rover, e 5 në radhë, ngjyrë vishnje, është makina e Ergys Agasit me targa GG 444 AA dhe makina tjetër pas tij e fundit në radhë është makina e rojeve personale të Ergys Agasit, po me targe GG 444 AA, e modelit Defender.
Ergys Agasi ruhej me roje personale dhe ndërkohë kur takonte Ramën, e shoqëronte edhe Policia e Shtetit dhe futej ne eskortën e kryeministrit.
Këto të dyja janë makinat e Ergys Agasit, të cilat shfaqen dhe në fund të videos që të nisa Doktor.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari