Aplikacion
Publiku i gjerë po e sheh si serial Neftlix gjithë sagën e mega-vjedhjeve me tenderat e AKSHI dhe pakkush po e kupton se të gjitha të dhënat sensitive të shtetit dhe qytetarëve janë në duart e dy personave të shpallur në kërkim, Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.
Sipas informacioneve të bëra publike nga hetimet e SPAK, aksesi në sisteme shtetërore jetike, përfshirë hipotekat, gjendjen civile, regjistrat elektronikë dhe përdorimin e vulës elektronike, janë në duart e kompanisë së Ermal Beqirit. Këto sisteme janë shtylla të shtetit, që garantojnë pronën, identitetin dhe sigurinë juridike të qytetarëve.
Situata është kritike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve. Çdo minutë vonesë rrit rrezikun e manipulimit të të dhënave, cënimit të pronës private dhe përdorimit të paautorizuar të të dhënave personale.
“Autoritetet duhet të pezullojnë çdo akses tenknik në sistemet kritike”– shpjegoi një ekspert i IT për Zoom.al. “Pezullimi duhet të jetë i menjëhershëm”. “Po ashtu, nevojitet një audit i plotë i log-eve dhe ndërhyrjeve të kryera dhe sekuestrim i kredencialeve dhe pajisjeve që mundësojnë aksesin, pasi kjo është një çështje e sigurisë kombëtare”, – vijon i alarmuar eksperti që kërkon të mbetet anonim.
SPAK dhe AKSHI do të duhet të ndërhyjnë pa vonesë që Ermal Beqirit dhe kompanive të tij t’u hiqet aksesi nga këto sisteme, aq më tepër kur bashkëpunëtorja e Agasit dhe Beqirit në grupin kriminal, drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj është ende në detyrë.
Dhe veprimi duhet ndërmarrë tani, pa vonesë, pasi dëmi që mund të shkaktojnë dy persona të shpallur në kërkim nga SPAK, mund të jetë i parikuperueshëm për vite me radhë. /Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari