zoom

Lajme

U përjashtua me 30 ditë nga Kuvendi, Flamur Noka: Urdhrin e dha Agasi dhe Suel Çela!

U përjashtua me 30 ditë nga Kuvendi, Flamur Noka: Urdhrin e dha Agasi dhe Suel Çela!

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar për mediat pas vendimit për përjashtimin e tij për 30 ditë nga seancat plenare të Kuvendit.

Noka deklaroi se masa ndaj tij nuk lidhet me tensionet e krijuara nga opozita në seancën e fundit parlamentare, por sipas tij është një vendim i diktuar nga Suel Çela dhe Ergys Agasi. Ai theksoi se këto, siç i quajti, “urdhra”, nuk do ta trembin opozitën.

Sipas Nokës, pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e zhvilluar një ditë më parë në bulevard ka dhënë një mesazh të qartë, gjë që sipas tij ka acaruar mazhorancën.

“Nuk ndalemi deri në çmontimin e tyre. Po u rrëshqet dheu nën këmbë dhe jemi të vendosur ta çojmë misionin tonë deri në fund”, u shpreh ai.

Deputeti demokrat akuzoi gjithashtu Ergys Agasin për ndikim në vendimmarrje dhe për dhënie urdhrash, duke pretenduar se aty, sipas tij, përcaktohen edhe vendime për përjashtime ndaj opozitës. Në përfundim, Noka deklaroi se opozita nuk do të ndalet deri në krijimin e një qeverie teknike, duke përjashtuar figurat që ai përmendi me emra konkretë./ Zoom.al

Postime të lidhura