zoom

Lajme

Parlamenti 2026 nis me tensione/ PD bllokon foltoren: Dorëzoni Ballukun! Seanca mbyllet pas 30 min

Parlamenti 2026 nis me tensione/ PD bllokon foltoren: Dorëzoni Ballukun! Seanca mbyllet pas 30 min

Seanca e parë plenare e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2026 nisi me tensione të dukshme mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi.

Deputetët e PD-së, të udhëhequr nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, bllokuan foltoren duke kërkuar që Kuvendi të japë autorizim për SPAK-un për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Bardhi iu drejtua Peleshit duke thënë se Balluku, e cila ndodhej në sallë, duhet të ishte në paraburgim për shkak të akuzave për korrupsion.

“Ke shkelur ligjin duke e mbrojtur një të korruptuar. Dorëzoja Ballukun drejt drejtësisë!”, deklaroi Bardhi nga foltorja.

Nga ana e tij, Peleshi iu përgjigj me ironi: “Do ngjiresh mor burr! Si s’u lodhe”.

Pas 30 minutash debat e tension, seanca plenare u mbyll./ Zoom.al

Postime të lidhura