Aplikacion
Partia Socialiste ka tërhequr pjesërisht kërkesën për masa disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, duke kërkuar ndëshkim vetëm për 10 nga 29 deputetët që fillimisht ishin përfshirë në listë për kaosin dhe tensionet e krijuara gjatë seancës së fundit parlamentare.
Deputeti socialist Ulsi Manja ka propozuar që për 19 deputetët, për të cilët ishte kërkuar përjashtim 10-ditor nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, të mos aplikohet asnjë masë ndëshkimore.
Në këtë fazë, shqyrtimi dhe analiza e masave disiplinore po vijon vetëm për 10 deputetë, ndaj të cilëve është kërkuar përjashtim 30 ose 60 ditë nga veprimtaria parlamentare.
29 deputetët për të cilët u kërkua fillimisht masë disiplinore:
Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
1-Belind Këlliçi
2-Fidel Kreka
3-Albana Vokshi
4-Ledina Alolli
5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)
6-Klevis Balliu
7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)
Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)
2-Gazment Bardhi
3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)
Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
1-Besart Xhaferri
2-Xhelal Mziu
3-Bledjon Nallbati
4-Luçiano Boçi
5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)
6-Edi Paloka
7-Ina Zhupa
8-Klodiana Çapja
9-Oerd Bylykbashi
10-Enno Bozdo
11-Tomorr Alizoti
12-Ivi Kaso
13-Gent Strazimiri
14-Luan Baçi
15-Bledi Himçi
16-Greta Bardeli
17-Manjola Luku
18-Flamur Hoxha
19-Kliti Hoti
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit