zoom

Lajme

Shtyhet mbledhja e Etikës për përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së

Shtyhet mbledhja e Etikës për përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës në Kuvendin e Shqipërisë, e parashikuar për të shqyrtuar masat disiplinore ndaj 29 deputetëve të Partisë Demokratike pas tensioneve dhe kaosit të regjistruar një ditë më parë në sallën e Parlamentit, është shtyrë për ditën e martë.

Shtyrja e mbledhjes u vendos pasi një pjesë e deputetëve të përfshirë në listën e sanksioneve kërkuan të njihen me provat mbi të cilat bazohen masat disiplinore, duke pretenduar se po përjashtohen pa të drejtë. Kërkesa u paraqit nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe u pranua nga Sekretariati i Etikës.

Gjatë diskutimeve, Bardhi akuzoi mazhorancën se po përpiqet të përjashtojë opozitën nga Kuvendi dhe se po synon krijimin e një Parlamenti njëpartiak. Ai kërkoi që deputetët që kanë firmosur kërkesat për pezullim të mandateve të paraqesin prova konkrete për akuzat e ngritura.

Sipas dokumentacionit të dorëzuar, për disa deputetë të Partisë Demokratike kërkohet përjashtim nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare për periudha të ndryshme, nga 10 deri në 60 ditë, për shkelje të rënda të rendit dhe Kodit të Sjelljes parlamentare, përfshirë përdorimin e lëndëve piroteknike, dëmtimin e pajisjeve të Kuvendit dhe akte dhune.

Në listën e propozuar për sanksionim përfshihen deputetë të njohur të opozitës, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret pas zhvillimit të mbledhjes së radhës së Sekretariatit të Etikës.

Kërkesa

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti

Postime të lidhura