Aplikacion
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar ndaj kërkesës së Partisë Socialiste për masa disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, pas përplasjeve dhe tensioneve të regjistruara në sallën e Parlamentit.
Në një lidhje në “News24”, Korreshi ka mohuar kategorikisht akuzat për ushtrim dhune, duke theksuar se as ai dhe as kolegët e tij nuk kanë dhunuar asnjë person gjatë seancës parlamentare.
Sipas tij, pretendimet e mazhorancës janë të pavërteta dhe të ekzagjeruara.
Deputeti demokrat deklaroi se ka qenë gjatë gjithë kohës i ekspozuar dhe nën vëzhgim publik, duke nënvizuar se veprimet e opozitës nuk kanë kaluar asnjëherë në dhunë fizike. Ai e cilësoi situatën politike si anormale dhe përdori termin ironik “Rypublikë” për të përshkruar realitetin aktual institucional.
“Nuk kam dhunuar njeri dhe asnjë nga ne nuk ka ushtruar dhunë. Kjo është ‘Rypublikë’, një term me theks katunaresk”, u shpreh Korreshi, duke iu referuar klimës së tensionuar politike dhe mënyrës se si, sipas tij, po trajtohet opozita në Kuvend.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit