Aplikacion
Deputetët e PD kanë shkaktuar kaos në sallën e Kuvendit, teksa kanë kërkuar të paraqiten në Kuvend Belinda Balluku dhe biznesmeni i shpallur në kërkim, Ergys Agasi.
Ligjvënësit demokratë kanë lagur me ujë dhe kanë goditur kryeparlamentarin Niko Peleshi.
Ishte Elda Hoti iniciatorja për të hedhur ujë drejt kreut të Kuvendit, i cili pavarësisht kësaj vijoi seancën normalisht.
Ndërkohë deputeti Belind Këlliçi ndezi flakadanë në sallën parlamentare.





