Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza nga foltorja e Kuvendit, duke pretenduar se ministrja Belinda Balluku mund të jetë larguar, në një kohë kur SPAK i ka kërkuar Parlamentit heqjen e imunitetit për të mundësuar arrestimin e saj.
Në një deklaratë të shkurtër, Berisha përdori gjuhë të ashpër, duke ironizuar situatën dhe duke lënë të kuptohet se ndaj Ballukut po ndiqet një skemë “vjedh e ik”.
“Thuhet që Lubia ka marrë dhenë, këta e bëjnë vidh e ik. Jo, jo, vidh dhe ligj. Këtë po përpiqemi t’ua tregojmë këtyre”, u shpreh Berisha.
Seanca parlamentare u zhvillua mes tensioneve, pasi deputetët e opozitës bllokuan punimet, duke kërkuar paraqitjen në Kuvend të Ergys Agasit, i përfshirë në skandalin e AKSHI-t, si edhe të ministres Belinda Balluku.