zoom

Aktualitet

SPAK “fundos” Ballukun, depoziton prova të reja kundër saj

SPAK “fundos” Ballukun, depoziton prova të reja kundër saj

Detaje të reja janë zbardhur nga seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku u shqyrtuan kërkesat e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe dy vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, për heqjen ose lehtësimin e masave të sigurisë.

Sipas burimeve, gjatë seancës, prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko kanë paraqitur prova të reja, përfshirë edhe materiale që i janë përcjellë Kuvendit, të cilat sipas tyre rëndojnë pozitën penale të zëvendëskryeministres dhe forcojnë dyshimet për shkelje ligjore në procedurat e prokurimit.

Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, në lidhje me procedurën e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, projekt me vlerë rreth 210 milionë euro. Po ashtu, hetimet janë zgjeruar edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, me një fond të prokuruar prej rreth 450 milionë eurosh.

Përgjimet e SPAK kanë zbuluar sesi ajo dhe vartësit e saj paracaktuan fituesit.

Ndërkohë, po ashtu SPAK ka kërkuar edhe heqjen e imunitetit për të, që më pas të caktojë masë arresti ndaj saj, në kushtet kur masa e pezullimit nga detyra është ngrirë përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese./ Zoom.al

Postime të lidhura