zoom

Aktualitet

Thirrja e Bardhit: Dorëzoni Ballukun para drejtësisë!

Thirrja e Bardhit: Dorëzoni Ballukun para drejtësisë!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ashpërsuar akuzat ndaj qeverisë, duke kërkuar që zyrtarët e lartë të përfshirë në çështje të dyshuara korrupsioni të përballen pa vonesë me drejtësinë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi deklaroi se Kuvendi nuk mund të shndërrohet në një mburojë politike për zyrtarët e dyshuar për shkelje ligjore. Sipas tij, askush nuk duhet të përfitojë nga imuniteti për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së kërkon konkretisht që zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ergys Agasi të dorëzohen para organeve të drejtësisë, duke nënvizuar se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pavarësisht funksionit apo pozitës politike.

Hajdutët e kanë vendin në burg dhe jo në Qeveri. Parlamenti nuk mund të jetë streha e qeveritarëve të korruptuar. Dorëzoni Belinda Ballukun para drejtësisë! Dorëzoni Ergys Agasin para drejtësisë!”, shkruan Bardhi./ Zoom.al

Postime të lidhura