zoom

Lajme

Berisha: Rama ka vendosur të lëshojë Belinda Ballukun

Berisha: Rama ka vendosur të lëshojë Belinda Ballukun

“Edi Rama ka vendosur ta lëshojë Belinda Ballukun.”

Kështu deklaroi për mediat, jashtë sallës së Parlamentit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sipas tij, kryeministri është përballur me zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij politike.

Berisha tha se Balluku nuk po paraqitet në Kuvend, ndonëse, sipas tij, ka detyrimin të informojë shqiptarët për një “pazar të pistë” që është bërë.

Ai theksoi se ky pazar, siç kishte paralajmëruar edhe tre ditë më parë, lidhet me përplasjen mes Lindës dhe Belindës, duke shtuar se mbrëmjen e kaluar Rama ka zgjedhur të mbajë Lindën dhe të heqë dorë nga Belinda Balluku.

“Beteja jonë është për ligjin, Kushtetutën, shtetin ligjor. Motoja e tyre është vidh dhe ik. Ergys Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës, terrorist me dy pengmarrje, dhe jeton i qetë, bile me mbrojtje shtetërore. Lubi Balluku nuk vjen në parlament, ndonëse duhet të informoj shqiptarët se një pazar i pistë është bërë. Pazari është, më në fund siç para njoftuar tre ditë më parë, se Rama në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij midis Lindës dhe Belindës, midis Lubisë dhe Belindës. Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë Lindën dhe të lëshojë Belindën. Tani, të tjerat do i ndiqni në parlament. Por parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik, nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë,”- tha Berisha./ Zoom.al

Postime të lidhura