Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së se mazhoranca nuk do të largohet nga pushteti pa një reagim të fortë opozitar.
Berisha akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku për përfshirje në skandale të rënda korruptive dhe theksoi se masa e pezullimit ndaj saj është e pamjaftueshme.
Ai shtoi se Balluku duhet të ishte arrestuar dhe se kryeministri Rama po e mbron atë për shkak të materialeve hetimore të mbledhura nga SPAK.
“Në rastin e tunelit e Llogarasë, Lubia, nuk ka hajdute tjetër kombi sesa ajo, por ajo ka firmos ato që i ka thënë ai, ndaj ky është i angazhuar për mbrojtjen. Iu ofrua, do të ndihmoj i tha, jo i tha, ta zgjidhë ai vetë i tha, jo, jo. E ka kapur për fyti ajo atë. Masa, çfarë pezullimi?
Ai duhet të ishte arrestim. Ata e gjykuan në atë mënyrë, se ishte traumatike. Po më 2011, Ilir Meta, për një regjistrim të manipuluar 29 herë nga Rama dhe Filip Çakulli në zyrë, nuk priti drejtësinë, por bëri 21 janarin. I thashë unë do shkoj sipas standardeve, kush mund të mbronte.
Lotet nga 4 mln euro janë bërë me 17 mln euro, janë ndarë. Pra jemi këtu, jemi në emergjencë, në provën e guximit tonë, nuk ikën ai, harrojeni, po s’u ngritëm ne, harrojeni.
Do nisi me reformën, me 84 votat që na vodhi ne e me të tjera, por jo, ne do flasim. Por këtë herë beteja jonë është me sakrifica, me përballje, nuk mund të tërhiqemi. Jo, kjo është prova jonë e madhe”, tha Berisha.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit