Aplikacion
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në kuadër të hetimeve penale ndaj saj.
Në një reagim publik në rrjetet sociale, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po përgatitet të përdorë mbrojtje politike për Ballukun, duke e lidhur këtë qëndrim, sipas tij, me interesa personale dhe përfshirje të drejtpërdrejtë në aferat e hetuara.
Sipas Berishës, deklaratat dhe qëndrimet e Ramës pas veprimeve të SPAK tregojnë se ai është i vendosur të mos lejojë përballjen e zëvendëskryeministres me drejtësinë. Ai shprehet se mbrojtja e Ballukut është në fakt mbrojtje e vetë kryeministrit, duke pretenduar se mes tyre ekzistojnë lidhje të forta politike dhe financiare.
Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë!
Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.
Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.”
Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij?
Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor!/ Zoom.al