Aplikacion
SPAK i ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë zyrtare për dhënien e autorizimit për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Ky është deri tani dokumenti i vetëm i bërë publik, i firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani, ndërsa pjesa tjetër e materialeve hetimore mbetet e klasifikuar.
Sipas burimeve, përveç kërkesës formale, SPAK ka dërguar në Kryesinë e Kuvendit edhe një relacion shoqërues me prova, si dhe një USB me materiale hetimore, të cilat mbajnë mbishkrimin “sekret hetimor”. Këto materiale janë administruar nga Kuvendi dhe janë vendosur në kasafortën e protokollit, në përputhje me rregullat e sigurisë.
Çështja ka shkaktuar përplasje politike, pasi opozita pretendon se anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk u janë vënë në dispozicion të gjitha provat. Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi Kryesinë e Kuvendit se po pengon aksesin e deputetëve të opozitës në materialet hetimore, duke deklaruar se provat janë mbajtur të mbyllura në kasafortë.
Nga ana tjetër, Kuvendi ka reaguar duke sqaruar se dokumentet janë të disponueshme për anëtarët e Këshillit, por vetëm pasi ata të firmosin deklaratën e konfidencialitetit, pasi bëhet fjalë për akte të klasifikuara nga Gjykata e Posaçme. Burime zyrtare bëjnë me dije se relacioni dhe provat mund të konsultohen në çdo moment nga deputetët e autorizuar.
Po ashtu, një tjetër USB me materiale hetimore është dërguar nga SPAK, për të cilën kërkohet që anëtarët e Këshillit të njihen me përmbajtjen pa praninë e vetë Belinda Ballukut në sallë./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit