zoom

Lajme

Provat e SPAK për Ballukun mbyllen në kasafortë/ Reagon Bardhi: Vendosni materialet në dispozicion të deputetëve

Provat e SPAK për Ballukun mbyllen në kasafortë/ Reagon Bardhi: Vendosni materialet në dispozicion të deputetëve

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Kuvendi po trajton materialet hetimore të dërguara nga SPAK për çështjen që lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku.

Sipas tij, deputetëve nuk u është dhënë mundësia të njihen me provat përpara mbledhjes së Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin, e cila pritet të zhvillohet të premten, më 19 dhjetor.

Bardhi akuzon kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, se ka vendosur të mbajë të mbyllura në kasafortë provat e SPAK, veprim që, sipas tij, bie ndesh me detyrimet ligjore. Ai thekson se materialet hetimore janë dërguar në Kuvend për t’u vënë në dispozicion të anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe vetë deputetes ndaj së cilës është kërkuar autorizimi për arrestim, në mënyrë që palët të jenë të përgatitura për vendimmarrje.

Reagimi i Bardhit:

Niko e ke gabim! Nuk e mbyll më dot në kasafortë korrupsionin e Edi Ramës! Është sheshit, në çdo punë publike!

SPAK, sipas ligjit, ka detyrimin të sjellë në Kuvend relacionin, shoqëruar me provat mbështetëse. Këto nuk i sjellë për ti mbyllur në kasafortën e Protokollit të Kuvendit, por për tia vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe deputetes së marrë të pandehur, që të jenë të përgatitur për vendimmarrjen në mbledhje.

Për të zbatuar ligjin ska nevojë të pyesësh as SPAK as Edi Ramën! Vendosi në dispozicion deputetëve materialin e plotë, përfshirë provat shoqëruese të relacionit dhe urdhrin e prokurorit të datës 16.12.2025./ Zoom.al

Postime të lidhura