Aplikacion
Situata në Kuvend është tensionuar, ende pa u hapur zyrtarisht seanca plenare.
Deputetë të Partisë Demokratike kanë zënë karriget e destinuara për anëtarët e qeverisë, duke sjellë debate të ashpra dhe kaos në sallë.
Gjatë përplasjeve verbale, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të forta, duke akuzuar mazhorancën dhe duke lëshuar thirrje: “Çojini në burg”.
Ndërkohë deputeti demokrat Belind Këlliçi ka ndezur flakadanë në Kuvend, duke nxitur më tej tensionet.

“Sill Agasin këtu, sill Belindën, sill Palloshin këtu”, dëgjohet Berisha duke thënë./Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit