zoom

Aktualitet

SPAK hetime për “Range Rover-in” e Flamur Nokës/ Berisha: E ka blerë…

SPAK hetime për “Range Rover-in” e Flamur Nokës/ Berisha: E ka blerë…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka intensifikuar hetimet pasurore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha konfirmoi sot gjatë një konference për mediat se prokurorët e SPAK kanë kontrolluar edhe automjetin luksoz të Nokës, një “Range Rover”, për të verifikuar dokumentacionin e blerjes së tij.

Sipas Berishës, makina nuk ishte blerë nga Noka, por nga Lulzim Basha.

“Nuk e di a e morët vesh apo jo, për një kompani të quajtur ‘Mektrin’, është kontrolluar para pak ditësh dy herë.

Pse u kontrollua kompania thoni ju? Na duhen dokumentet e veturës së Flamur Nokës, që ka blerë Flamur Noka, ‘Range’ mos gaboj.

Shkuan njërën ditë, i thanë ata s’kemi. Shkuan ditën tjetër, u thanë nxirrni. Çfarë doli. Veturën e kishte blerë Lul Basha. Se është skenë e bukur. Sapo punonjësi i tha që, o zotëri ai nuk ardhur kurrë për të blerë veturë. I dha ai të dhënat e veturës, i tha ai, që këtë veturë e ka blerë Lul Basha, ja ku e ke.

As nuk i mori fare dokumentet. Jo. Se krim duhej të ishte për Flamur Nokën.

Por kjo është ngjarje reale, taze. Ja tha ku e ke firmën, e ka blerë Lul Basha këtë veturë, merre dosjen. Jo i tha, nuk më duhet për Lulin”, tha Berisha.

Hetimet nga ana e SPAK për pasurinë e tij janë konfirmuar më herët nga vetë Noka.

“Unë kam qenë ministër. Kam një jetë politikan dhe kam vetëm një shtëpi. SKAP i partisë po heton. Kam vetëm një shtëpi e një makinë me kredi. Do kisha dhe unë një Prime Capital, do zgjidhja dhe unë një bandë që të më sponsorizonte, por nuk kam, sepse kam vendosur të përfaqësoj qytetarët”, tha Flamur Noka në një studio televizive në shkurt të 2025./ Zoom.al

Postime të lidhura