Aplikacion
Të paktën tre të rinj janë shoqëruar nga policia pas tensioneve në protestën e PD-së.
Për këtë arsye Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të policisë, duke i bërë thirrje forcave të rendit që të mos shoqërojnë apo ndalojnë protestuesit.
Noka deklaroi se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe se ndërhyrja e policisë, sipas tij, tregon panik nga ana e qeverisë. Ai u kërkoi efektivëve të zbatojnë ligjin dhe jo urdhrat politikë, duke theksuar se shoqërimet dhe arrestimet gjatë një proteste qytetare janë të panevojshme.
Deklaratat e Nokës u bënë në një moment tensioni, pasi pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, protesta u shoqërua me incidente pranë Kryeministrisë, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, ndërsa policia ndërhyri me ujë dhe gaz lotsjellës. Më pas, protestuesit u zhvendosën drejt godinës së Kuvendit, ku u regjistruan përplasje të tjera me forcat e sigurisë.
Protestuesit tentuan të futen brenda Parlamentit, ndërsa policia i shpërndau me gaz lotsjellës.
Ndërkohë, deputeti i PD, Luçiano Boçi tentoi të qëllojë policët duke pretenduar se e kanë provokuar.
“Policia duhet të bëjë detyrën jo të godasë qytetarët e të hedhë gaz lotësjellës. Sjellja e tyre në disporpocion, dhe shtoi tensionin që u reflektua para Kuvendit. Do të vijojmë të qendrojmë këtu”, tha Luçiano Boçi./ Zoom.al