zoom

Lajme

Protestuesit tentojnë të futen brenda Parlamentit, përplasje me policinë

Protestuesit tentojnë të futen brenda Parlamentit, përplasje me policinë

Protesta e opozitës, e cila fillimisht u mbajt përpara Kryeministrisë, është zhvendosur mbrëmjen e sotme drejt godinës së Kuvendit. Situata u tensionua ndjeshëm, pasi një pjesë e protestuesve tentuan të hyjnë brenda Parlamentit.

Gjatë përpjekjeve për të çarë kordonin e sigurisë, pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në tensione u përfshinë edhe disa deputetë të Partisë Demokratike, të cilët u përplasën verbalisht dhe fizikisht me efektivët që ruanin godinën.

Për të shpërndarë turmën dhe për të kontrolluar situatën, policia përdori gaz lotsjellës./ Zoom.al

Postime të lidhura