Aplikacion
Ka nisur protesta kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë. Kryedemokrati Sali Berisha doli nga selia e PD-së, i shoqëruar nga deputetët dhe drejtuesit kryesorë të partisë, përfshirë kryetarin e Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj.
Partia Demokratike kërkon me këtë protestë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Pak para nisjes, Berisha iu drejtua qytetarëve me një mesazh nxitës në rrjetet sociale:
“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë.”
Më shumë se 1,300 efektivë policie janë angazhuar për sigurimin e rendit gjatë tubimit, ndërsa zona e Kryeministrisë është blinduar për të parandaluar çdo incident.
Edhe këtë herë, partitë e reja; Arlind Qori, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj nuk i janë bashkuar kësaj lëvizjeje të PD-së.
Kjo është protesta e dytë kombëtare që zhvillon opozita pas asaj që u mbajt në datën 22 dhjetor./ Zoom.al