Aplikacion
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka mbërritur në tubimin e organizuar nga PD përpara Kryeministrisë. Ai është i shoqëruar nga Valbona Mëhillin dhe Ilir Vrenozi, si dhe qytetarë të tjerë që mbështesin kauzën e tij.
Ky veprim vjen pas disa muajsh tensionesh mes Salianjit dhe kreut të PD-së, Sali Berisha, me të cilin marrëdhëniet janë përkeqësuar dukshëm. Salianji vazhdon të organizojë takime me demokratë, duke kritikuar lidershipin aktual të partisë, ndërsa Berisha ka deklaruar më parë se ish-deputeti është vetëpërjashtuar nga PD./ Zoom.al


