zoom

Lajme

Protesta e PD-së: 5 policë të plagosur nga molotovët, protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës

Protesta e PD-së: 5 policë të plagosur nga molotovët, protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës

Situata para Kryeministrisë u përshkallëzua mbrëmjen e sotme, kur gjatë protestës së opozitës u shënuan përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Disa persona hodhën bomba molotov në drejtim të policisë, duke shkaktuar lëndime tek efektivët që ndodheshin në shërbim.

Si pasojë e incidenteve, pesë punonjës policie janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, edhe disa protestues kanë pësuar probleme shëndetësore për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës nga policia, i cili u hodh për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke shoqëruar tre protestues, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në hedhjen e mjeteve piroteknike dhe molotovëve drejt ndërtesës qeveritare.

Policia apelon për ndalje të sulmit ndaj efektivëve dhe për distancim nga personat e dhunshëm./ Zoom.al

Postime të lidhura