zoom

Lajme

(VIDEO) “Plehra, mos i prekni çunat”/ Deputeti i PD-së përplaset me policinë, shoqërohen 3 protestues

(VIDEO) “Plehra, mos i prekni çunat”/ Deputeti i PD-së përplaset me policinë, shoqërohen 3 protestues

Protesta e opozitës në Tiranë po shoqërohey me tensione të forta pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në zonën përreth Kryeministrisë, disa persona hodhën bomba molotov, ndërsa forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës.

Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit u zhvendosën drejt godinës së Kuvendit, ku situata vijoi të mbetet e tensionuar. Në këtë fazë të protestës, u regjistrua një incident mes deputetit të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, dhe efektivëve të policisë.

Sipas informacioneve, tre të rinj u shoqëruan nga policia, veprim që solli reagimin e deputetit demokrat. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Xhaferri dëgjohet duke iu drejtuar forcave të rendit me tone të ashpra, duke kërkuar që të mos preken protestuesit.

“Mos i prek çunat, o plehra. Mos më preku mua. Ca të qetësohem o plehra, jeni cuna të rinj, por jeni plehra. Këta ta dini. Plehra”, dëgjohet të thotë deputeti i PD, Besart Xhaferri.

Përplasja verbale ndodhi në një moment kur policia po përpiqej të vendoste kontrollin e situatës përpara Kuvendit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi arsyet e shoqërimit të protestuesve./ Zoom.al

Postime të lidhura