zoom

Aktualitet

Emrat/ Protesta e opozitës, 18 të arrestuar! Procedohen 3 deputetë dhe sekretari organizativ i PD

Emrat/ Protesta e opozitës, 18 të arrestuar! Procedohen 3 deputetë dhe sekretari organizativ i PD

Pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Policia e Shtetit ka identifikuar 37 persona të dyshuar për veprime të kundërligjshme, ndërsa 11 punonjës policie mbetën të dëmtuar.

Gjatë protestës para Kryeministrisë, sipas njoftimit, prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar dhe goditur efektivët, si dhe kanë hedhur drejt tyre lëndë djegëse, molotovë.

Nga veprimet hetimore rezulton se janë arrestuar në flagrancë 18 shtetas, ndërsa ndaj 17 të tjerëve ka nisur procedimi penal. Po ashtu, 2 persona janë shpallur në kërkim. Mes të proceduarve ka edhe tre të mitur.

Gjithashtu, materialet procedurale janë referuar në Prokurori edhe për Ervin Minarollin, me detyrë sekretar organizativ i Partisë Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, si dhe tre deputetët e selisë blu, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi e Klevis Balliu, të akuzuar për “Kundërshtim të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Policia bën me dije se 11 efektivët e dëmtuar gjatë tubimit kanë marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Të arrestuarit:

Ardian Lici

Anduel Lleshi

Alan Lika

Anastas Mema

Tomas Koja

Ergi Shkurta

Sali Saraci

Ervis Mirashi

Adrian Toli

Rei Hasko

Bledi Spaho

Eldison Huli

Alket Toska

Leonid Xhebexhiu

Besnik Bali

Elton Hoti

Roni Bizhoti

Hamza Cani

Postime të lidhura